Inter shkruan historinë në Botëror falë Perisic

Fitorja e Kroacisë kundër Anglisë do të thotë se Inter ka patur të paktën një lojtar në çdo finale të Kupës së Botës që nga viti 1982.

Sulmuesi i zikaltërve, Ivan Perisic, ka shënuar golin e barazimit kundër “Tre Luanëve”, para se Mario Mandzukic (Juventus) të shënonte atë të fitores në kohën shtesë.

Gabriele Oriali dhe Giuseppe Bergomi kanë qenë në fushë me Italinë në finalen e fituar në 1982-in, ashtu si Karl-Heinz Rummenigge në 1986-ën, me Gjermaninë Perëndimore që është mundur nga Argjentina.

Katër vite më vonë, Andreas Brehme, Jurgen Klinsmann dhe Lothar Matthaus kanë ndihmuar Gjermaninë të fitojnë kupën në Italia ’90, ndërsa Nicola Berti ka përfaqësuar zikaltrit në finalen e 1994-ës, e humbur nga Italia kundër Brazilit.

Finalja e 1998-ës ka parë Youri Djorkaeff dhe Francën të mposhtë shokun e tij te ekipit tek Inter, Ronaldo-n dhe Brazilin. Por “Fenomeni” është kthyer katër vite më mbrapa më dy golat e realizuar në finalen e fituar kundër Gjermanisë.

Marco Materazzi ka qenë kyç në finalen e 2006-ës, ndërsa Fabio Grosso kishte nënshkruar për Inter, por nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me ata kur realizoi penalltinë që i dhuroi kupën “Axurrëve”.

Në 2010-ën, Wesley Sneijder fitoi “triplete” me zikaltrit dhe më pas u mund në finalen e Kupës së Botës kundër Spanjës, teksa Rodrigo Palacio ka patur fatin e holandezit katër vite më pas, me Gjermaninë që triumfoi ndaj Argjentinës.

Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic pritet të luajnë në finalen e së dielat, duke i dhënë vazhdimësi rekordit të zikaltërve, që e ndajnë këtë arritje me Bayern Munich, edhe ata kanë patur një lojtar në finalet e Kupës së Botës që nga 1982-shi. Bavarezët do të përfaqësohen në finale nga Corentin Tolisso, edhe pse nuk është e sigurt nëse ai do të luajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *