Edi Rama, servili i madh në samitin e NATO-s, iu vardiset liderve botëror

Nga Boldnews.al

Kreu i qeverisë sonë Edi Rama ka rënë në sy në samitin e Natos që po zhvillohet në Bruksel ku marrin pjesë shumë nga liderët botëror. Që në ditën e parë të takimit kryeministri Rama kur e pa se askush nuk po e merrte seriozisht, kërkoi që të bëhej lajm, duke veshur një palë atlete të bardha. Kjo lloj veshje u kritikua dhe ironizua nga mediat e mëdha ndërkombëtare, duke e cilësuar: “Ka ngatërruar mbledhje…”

Por vetëm kaq nuk mjaftoi, ndaj në disa video të shpërndara shfaqet sërish serivilizmi I dukshëm, ku Rama i qepet nga pas Presidentit Francez Emmanuel Macron, por ky i fundit e injoron, duke mos i hedhur as sytë, ndonëse e kishte jo më parg se dy metra. Gjithashtu kreu qeverisë sonë gjeti mënyrë për tu shfaqur sërish, por doli bosh, kur zgjaste kokën gati në bezdi përballë një celulari që po transmetonte momentet e fundit të ndeshjes Angli-Kroaci. Rama tenton të “ngushëllojë” kryeministren angleze duke bërë një batutë: “Kupa e botës po kthehet në Ballkanin Perëndimor”, por askush nuk qeshi nga shkatë e “kripura” të Ramës.

Rasti tjetër që vetë Rama e ka publikuar, është momenti kur flet me presidentin e SHBA-së Donald Trump. Ndërsa Trump qëndron u ulur në karrige, por pa ia hedhur sytë asnjëherë Ramës, kryeministri ynë qëndron i përkulur (gati në gjunjë) ku shfaqet duke folur, por reagim nga Trump nuk vjen. Ngado që brodhi për të qenëe sa më afër personaliteteve të mëdha të botës të gjithë e shmagën haptas, gati në injorim. I vetmi që e mbajti “afër” ishte Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Nuk është hera e parë që Rama me vetëdije bëhet “klloun” i takimeve të mëdha, duke synuar të “magjepsë” liderët botërorë, që tashmë gjithnjë e më shumë po i largohen, duke mos e marrë seriozisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *