Ministri Klosi letër bashkive: Merrni masa për sigurinë në plazhe

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u ka dërguar një letër kryetarëve të Bashkive bregdetare, të cilëve u kërkon të marrin masa për sigurinë në plazhe gjatë sezonit turistik.

Në letrën e tij, Klosi u kërkoi kryebashkiakëve të ndërpresin kontratat me privatët që nuk zbatojnë ligjin për sigurinë në plazhe.

Keni përgjegjësinë për zbatimin rigoroz të ligjit për sigurinë në det, u ka kujtuar Klosi kryebashkiakëve të vijës bregdetare nga Shkodra në Sarandë dhe bashkisë së Pogradecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *