Lamtumira e mundshme e Cristiano Ronaldos dhe “efekti domino” në Europë

Largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos drejt Juventusit pritet të shkundë botën e futbollit, ose të ketë të ashtuquajturin “efekt domino”. Sulmuesi portugez mund t’i dërgojë pesë “Topat e Artë” të tij në Seria A, ku duket se ka gjetur gjithçka që kërkon. Lëvizja do të ishte aq tronditëse në futboll, sa mund të modifikojë sulmin e disa ekipeve më të mëdha në Europë.

Dhe kjo tregon se CR7 nuk do të ishte një transferim normal. Menaxhmenti juventin do të jetë vendimtar për të krijuar një skuadër rreth “Lusos”, e aftë për të fituar Ligën e Kampionëve, aq shumë e dëshiruar nga presidenti Andrea Agnelli dhe tifozët bardhezinj. Disa informacione mediatike në Itali flasin për një largim të mundshëm të Higuain, për të gjeneruar para dhe reduktuar shpenzimet e mëdha, që do të angazhohen në “operacionin Ronaldo”.

E ardhmja e “Pipita” duket në Londër. Dhe në mënyrë specifike, te Chelsea. Sipas “Mediaset Italia”, marrëveshja mes klubeve do të ishte e përgjithshme dhe argjentinasi do të transferohej në ekipin anglez për 60 milionë euro. Shkuarja e supozuar e Higuaín te blutë e Londrës do të shkaktonte një tejkalim të sulmit aty, çka do të detyronte largimin e disa prej lojtarëve të këtij reparti.

Mes të cilëve, i përzgjedhuri do të ishte edhe Morata. Lëndimet ishin një kalvar për ish-sulmuesin e Real Madridit në vitin e tij të parë në “Stamford Bridge”, deri në pikën e humbjes së vendit të titullarit në favor të Oliver Giroud. Fati i sulmuesit spanjoll mund të jetë Bayern Munich.

Sipas “Bild”, skuadra gjermane ka fokusuar dy emra për të zëvendësuar të larguarin e mundshëm, Robert Lewandowski: Cavani dhe Morata. Edhe pse skuadra gjermane nuk e bën të lehtë privimin nga sulmuesi polak, duket se koha e këtij të fundit në Bundesliga ka mbaruar dhe, madje, përfaqësuesi i tij e bëri të qartë se më e mira do të ishte ndarja e rrugëve.

Dhe ku mund të përfundojë Lewandowski? Shumë është thënë për flirtimin e tij me Real Madridin. Niko Kovaç, trajneri i ri i Bayern Munich, thotë se “edhe sezonin e ri, Lewandowski do të vazhdojë me bavarezët”, pavarësisht nga lëvizja që po gjeneron futbolli europian. Performanca e tij e keqe në Kupën e Botës nuk ndihmon asnjë klub, që përpiqet të bëjë një përpjekje ekonomike për një lojtar 30-vjeçar në muajin gusht.

Me Lewandowski në ajër, mbetet për të zbuluar lëvizjen më të rëndësishme. Kush do të shkojë në Madrid, nëse Cristiano Ronaldo largohet? Nuk ka dyshim se përgjigjia e kampionit europian duhet të jetë galaktike. Dhe atje, sfera është shumë e kufizuar. Neymar, Mbappé, Kane… dhe shumë pak të tjerë mund të përpiqen të lehtësojnë traumën e madhe të largimit të flamurit të Real Madridit në dekadën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *