Iu zbulua dënimi në Itali për vjedhje, gjyqtari i Gjykatës së Lartë: E bëra për nipin e sëmurë!

Nga dokumentet e KPK-së rezulton se gjyqtari Admir Thanza i datëlindjes 18.9.1969 ka qene i denuar nga gjykata e shkalles se pare ne Pisa te italise 1999 me 40 dite burg per vjedhje ne bashkepunim. Vendimi ka marre forme te prere por i eshte pezulluar. Thanza ka qene i arrestuar ne flagrance dhe e ka fshehur denimin. Ai ka qene ne sallen e gjyqit kur eshte marre vendimi ndaj tij dhe ka bere deklarim te rreme ne KPK duke e mohuar. Thanza pranon se eshte denuar por jo se e ka konsumuar vepren penale.

Ai ka sqaruar se ka marrë përsipër një gjë të tillë për të mbrojtur nipin e tij të mitur i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëntedësore 21 vite më parë.

Avokati: Lidhur me gjetjen e ONM per denimin ne Itali ne s’po japim shpjegime sot por i kemi dorezuar me shkrim.

Ne lidhje me gjetjet per garazhin, gjyqtari Thanza thote se e ka blere qe ne vitin 2000 dhe se aktin e dhurimit e ka bere pasi nuk e regjistronte dot ne Hipoteke. Nuk e shiste dot dhe i duhej te bente nje kontrate dhurimi fiktive qe ta regjistronte dhe ta shiste.

Qendrimi perfundimtar i Thanzes: Ne kete seance jam menduar shume nese do paraqitem vete apo do vije me avokat. Por ndergjegja me tha se do analizohet jeta jote dhe askush me mire se ti s’mund ta bej kete. Me sinqeritet e kam vleresuar trupen gjykuese dhe perfaqesuesen e ONM. Ajo qe me shqeteson vertet eshte ai i procedimit penal. Kam tentuar ta shpjegoj me sinqeritet. Te jeni koshient kurre ne jeten time une s’mund ta beja nje veprim te tille. Mora persiper dicka per te mbrojtur nje femije te mitur, eshte djali i vellait tim. Është gjaku im, një fëmijë i mitur. Vjedhjen në market e kreu kunata. Ishte një fëmijë 9 vjeçar me një sëmundje shumë të rëndë. Mjekët shqiptar thanë s’ka asnjë shërim. Ai më thoshte: Ajxh të lutem më shpëto kur të rritem do ta shpërblej. E mora përsipër për të shpëtuar jetën e tij. Nuk kisha as para për të paguar shpenzimet e tij. Mund të shkatërroja jetën time por ai të shpëtonte. Mjekesia italiane e sheroi, ai eshte sot 28 vjec. Ka nje femije, eshte jurist dhe jeton jashte vendit. Mos me paragjykoni. Ai tani jeton dhe ka një fëmijë dhe punon jashtë si jurist.

Ishte nje marreveshje mes avokatit dhe prokurorit dhe sdo kete asnje shenim vec nje gjobe administrative. Une isha ne seancë dhe falenderova gjyqtarin per gjoben. Kur isha subjekt i dekriminalizimit mora certifikate dhe isha i paster. Me sinqeritet, s’mund ta imagjinoni dot dhimbjen qe ndieja per ate.  

Më17 korrik do të jepet nga KPK vendimi për gjyqtarin Admir Thanza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *