FOTO/ Aksidenti i aktorit të famshëm, dalin pamjet e para të tij shtrirë në tokë

Aktori i famshëm i “Holywood”-it, George Clooney është dërguar në spital pasi ka pësuar një aksident teksau  përplas me një makinë tip “Mercedes”. Në momentin e aksidentit ai ishte duke udhëtuar me motorin e rij në Sardenjë.

Mediat e huaja shkruajnë se 57-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë me lëndime në pjesën e legenit, në gju dhe në krahun e tij. Gjithashtu mjeku që është marrë me rastin e Clooney ka shtuar se nuk ka lëndime serioze dhe se tani është larguar nga spitali.

Ndërkohë bëhet e ditur se aktori po shkonte në setin e një filmi që po xhirohej në ishullin italian, kur një makinë u kthye pas dhe e përplasi atë.

Fituesi i 2 çmimeve “Oscar”, vendosi të sjellë familjen e tij për të jetuar në Itali gjatë muajve të verës, që të mund të drejtonte, të prodhonte dhe të luante në një serial televiziv të titulluar “Catch 22”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *