Çdo tifoz i Real Madridit i cili është pyetur se kush dëshiron zëvendësimin e Cristiano Ronaldos të gjithë e kanë një përgjigjeje, Kylian Mbappé.
Roli i tij në Kupën e Botës e ka bërë atë edhe më shumë në fokusin e ekipeve të Evropës. Në vetëm 19 vjeç, Mbappé ka një të ardhme të ndritur përpara tij .
Në Real Madrid nuk iu vije keq që nuk kanë këmbëngulur më shumë për nënshkrimin e tij verën e kaluar dhe janë të gatshëm të provojnë përsëri për sezonin e ardhshëm. Edhe pse ata e dinë se me PSG do të jetë më e vështirë.
Mbappé vazhdon me mendjen e tij të vendosur në Kupën e Botës, por ai e di se këtë verë shumë gjëra mund të ndodhin. Francezët nuk përjashtojnë një dalje nga PSG dhe madje edhe më pak nëse është në drejtim të Real Madridit.