41 mln USD, detyrimet e prapambetura të buxhetit

Institucionet shqiptare nuk po i shpëtojnë dot gangrenës së detyrimeve të prapambetura. Deri në Mars të këtij viti, buxheti ka regjistruar 41 milionë dollarë borxhe ndaj palëve të treta, ku sërish dominimi kryesor vjen nga sektori i rrugëve.

Sipas monitorimit të Ministrisë së Financave, rezulton se buxheti i infrastrukturës ka fatura të papaguara në vlerën e 14.6 milionë dollarëve, ku shumica rrjedhin nga kontrata e mirëmbajtjes së rrugëve dhe vendimet gjyqësore.

E dyta në listë renditet Ministria e Brendshme, me 7 milionë dollarë detyrime për shkak të mos dhënies së shpërblimit për lindjet dhe vendime gjyqësore.

1.9 milionë dollarë janë edhe vonesat në rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga Drejtoria e Tatimeve.

Në 22 Maj, Fondi Monetar Ndërkombëtar raportoi detyrime të institucioneve shqiptare ndaj sektorit privat në vlerën 220 milionë dollarëve, shifra të ndryshme nga monitorimi që i kanë bërë detyrimeve institucionet shtetërore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *