Sindrit Guri duket se i ka bindur drejtuesit e klubit belg, Ostende se ata nuk i kanë shpenzuar kot 710 mijë eurot që paguan për shkodranin.
Në miqësoren e ditës së djeshme, e fituar 14-0 përballë amatorëve të Bruse Bojs, Guri ka qenë në një formë të jashtëzakonshme, duke realizuar 4 gola dhe duke dhënë 2 asist.
Duhet të theksojmë se ndeshja u luajt vetëm 75 minuta pasi ekipet kishin rënë dakort që të ndiqnin ndeshjen Belgjikë-Brazil. 24 vjeçari Guri në total ka shënuar 6 gola një tre miqësore të luajtura deri tani.