Ronaldo nuk ikën i vetëm, një tjetër lojtar i Real Madrid drejt Juventus

Cristiano Ronaldo është raportuar së fundmi se është shumë pranë “divorcit” me Realin e Madridit. Portugezi pritet ti bashkohet kampionëve të Italisë, Juventus, ku ka dhe një marrëveshje paraprake me to.

Por kohët e fundit mësohet se Ronaldo nuk dëshiron të ikë i vetëm nga Madridi. Don Balon raporton se Ronaldo shpreson që Marcelo do t’i bashkohet atij për ta braktisur Real Madridin për bardhezinjtë.

Portugezi është gjithnjë e më pranë kalimin në Juventus për 100 milionë euro dhe tani dëshiron që edhe miku dhe bashkëlojtari, Marcelo, t’i bashkohet në Torino.

Raportohet se Ronaldo tashmë e ka diskutuar me trajnerin e Juves, Massimiliano Allegri, idenë për të bërë ofertë për mbrojtësin brazilian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here