Një ushtar amerikan vritet dhe dy të tjerë plagosen në një sulm në Afganistan

Një ushtar amerikan u vra dhe dy të tjerë u plagosën në Afganistanin jugor, tha NATO në një deklaratë, duke e përshkruar incidentin si një sulm të brendshëm.

Të dy ushtarët e lënduar mbeten në gjendje të “qëndrueshme” dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, sipas deklaratës së lëshuar nga koalicioni të shtunën.

Incidenti është nën hetim, asnjë informacion i mëtejshëm mbi viktimat dhe të dyshuarit e mundshëm nuk është  lëshuar deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *