Një 35-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të korruptonte policinë rrugore në Bulqizë.
M.L., banues në Tiranë, i ofroi policisë rrugore rryshfet, 5000 lekë të reja, për të shmangur kontrollin e dokumentacionit.
Ai u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur ‘Qafa e Buallit’.
“35-vjeçari nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, si dhe kishte mungesë të dokumentacionit të automjetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua vlera monetare,”-raporton policia.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.