Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të vendeve anëtare të BE-së, të cilët votuan kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Përmes një postimi në Facebook, ish-kreu i qeverisë shkruan se krimi i organizuar, korrupsioni dhe dështimi i Reformës në Drejtësi, i mbyllën dyert Shqipërisë.
Ja postimi i Berishës:
Të dashur miq, krimi i organizuar, korrupsioni, dështimi i reformës në drejtësi bllokojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian votojnë në Luksemburg kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë! Ato vendosin si kushte për hapjen në qershorin e vitit 2019:
-rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar
-luftën kundër korrupsionit dhe
-rezultate në reformën në drejtësi
Rezultatet do të verifikohen nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian! Me Ramën nuk ka integrim!