Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviç është takuar me ministrin e Jashtëm të Liberisë Gbezongaro Miltono Findli dhe e ka falënderuar Liberinë për vendimin që të tërhiqet njohja e pavarësisë së Kosovës.
Maja Gojkoviq, ka theksuar se me këtë vepër Liberi u është bashkuar vendeve mike që e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës duke shtuar s ky hap është me shumë rëndësi për procesin e dialogut.
Për tërheqje të njohjes deri në përfundimin e dialogut, dje në Beograd kishte njoftuar shefi i diplomacisë së Liberisë.