Fiter Bajrami mbledh mijëra besimtarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, si çdo vit edhe sot në mëngjes, u mbush nga qindra besimtarë në të gjithë vendin të cilët ka kanë falur namazin.

I vendosur në krye të lumit të njerëzve që edhe këtë vit përmbylljen e muajit të sakrificës e bënë në Bulevard dhe jo në xhami, Myftiu i Tiranes Ylli Gura dha mesazhe vëllazërie. Dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.

Dita e Fiter Bajramit njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes se agjërimit. Bajrami nuk ka një datë të përcaktuar, ai varet nga shfaqja e hënës së re. Kremtimet e Fiter Bajramit shënojnë dhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Familjarë e miq mblidhen bashke për lutje e në disa kultura, tradita e kërkon të mbahen veshje të reja dhe të piqen ëmbëlsira, ndërsa femrat zbukurojnë duart me kena.

Agjërim, që në gjuhën arabe do të thotë “përmbahem”, është një nga 5 shtyllat e fesë islame, dhe gjatë saj si i varfëri edhe i pasuri janë të barabartë.Shumë besimtarë e përdorin këtë festë edhe si kohë për të dhuruar, sepse i gjithë muaji i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi.

Agjërim, që në gjuhën arabe do të thotë “përmbahem”, është një nga 5 shtyllat e fesë islame, dhe gjatë saj si i varfëri edhe i pasuri janë të barabartë.

Droni.al uron gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Bajramin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *