Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftuan se autostrada Tiranë -Durrës do të jetë e hapur për qarkullimin e mjeteve nga ora 12:00 e ditës së premteve deri në orën 6: të ditës së hënë.
Sipas ARRSH-së, “me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e premte ora 12:00 deri mengjesin e të hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.
Sot, më 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas dhe ditën e Hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti tjetër, Maminas-Sukth, ku do vazhdojë ndërhyrja. ARRSH dhe Policia Rrugore do të informojnë gjatë ditës së diel për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje