VIDEO/ Rusi-Arabia Saudite, shënohet goli i tretë, ja si ndryshon rezultati

Po luhet takimi hapës i Kupës së Botës Rusi 2018. Siç e do “zakoni” ekipi mikpritës do të jetë një nga skuadrat e këtij 90 minutëshi dhe Rusia do të mas forcat me Arabinë Saudite. Të dy skuadrat ndodhen në Grupin B, sëbashku me Uruguain dhe Egjiptin.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

72’ Dzyuba shënon me kokë golin e tretë për Rusinë.

64’ Zëvendësime tek të dyja ekipet. Otiaf del tek Arabia, futet Al Harbi. Ndërkohë, për rusët, Samedov i lë vendin Kuziajev.

56’ Pranë golit Arabia Saudite, teksa Al Jasim merr një top brenda zonës, por nuk zgjatet dot ta shtyjë në rrjetë.

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Mbyllet pjesa e pare. Është mbyllur pjesa e parë e takimit hapës të Kupës së Botës, Rusi 2018. Një 45 minutësh që foli në favor të vendasve që kaluan në avantazh pas 12 minutash lojë. Në fund të fraksionit të parë ishte Cherychev ai që dyfishoi shifrat, duke i drejtuar skuadrat drejt dhomave të zhveshjeve me rezultatin 2-0 në favor të Rusisë.

45′ Arbitri i katert akordon 2 minuta shtese

44′ Cherychev dyfishon shifrat per 2-0

 

35’ Kundërsulm i shpejtë i rusëve, ka një pretendim për penallti nga Golovin por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

24′ Zevendesim i detyruar per kombetaren ruse. Dzakoev i le vendin Cherychev

13′ Rusia kalon ne avantazh.  Realizon Garinskiy

1′ Nis takimi në “Luzhniki”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *