Shijak/ Terrorizoi banorët me armë në ajër, i gjendet edhe drogë në banesë

Një 24-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë në ajër, duke terrorizuar banorët e Shijakut.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për të riun me inicialet E.B. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në banesën e tij u gjetën disa gëzhoja dhe 804 gr marijuanë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 13.06.2018, ka ardhur një telefonatë se një person qëllon me armë zjarri në ajër. Nga veprimet paraprake të kryera nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.B., vjeç 24, banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar në oborrin e banesës së tij u gjetën disa gëzhoja, si dhe nga kontrolli në banesë iu gjetën e bllokuan 804 gr. lëndë narkotike e llojit Marijuanë, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë dhe një thikë. Nenet 283/1, 278, 279 dhe 274 të Kodit Penal.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *