Pranga sipërmarrësit shqiptar në Itali, shfrytëzonte punëtorët në kushte skandaloze

Një fermer me origjinë shqiptare dhe banues në Itali u arrestua nga policia vendase nën akuzën e punësimit të paligjshëm në fshatin Ragusa.

Auglent Lalollari, 34 vjeç u arrestua për shfrytëzimin e rreth 6 bashkatdhetarëve të tij.  Për të njëjtin krim, babai po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve, ata u paguan disa euro dhe vetëm ditën kur ata punonin, pa kontratë pune, pa asnjë ditë pushimi dhe kushte të këqija higjienike duke përfshirë jetesën pranë kanalizimeve të hapura.

Sipas mediave italiane, tualetet e strukturave në të cilat jetonin nuk ishin të lidhura me sistemin e kanalizimit dhe ujërat e zeza shpërndaheshin në ambient të hapur, duke i detyruar punëtorët të bashkëjetonin me minjtë dhe insektet.

E punësuar ishte edhe një grua shtatzënë, e cila punonte në serë në temperatura më shumë se 40 gradë.

Skuadra e policisë së Raguzës gjatë operacionit, gjetën në një garazh një motor të vjedhur dhe sende të tjera të vjedhura.

Policia zbuloi gjithashtu një lidhje të paligjshme në rrjetin elektrik, i cili u hoq nga teknikët e Enelit. Ai tashmë akuzohet edhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Inspektorati i Punës mund t’i vendosë një gjobë deri në 10 mijë euro, ndërsa për punësimet fiktive të punëtorëve me qëllim që ata të përfitonin pagesat e papunësisë, shuma e dëmit ekonomik ndaj shtetit mund të arrijë në 150 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *