Aksident i rëndë, makina përplas këmbësorin

Një 55-vjeçar mbeti i plagosur në Berat në një aksident rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:45 në rrugën Berat-Urë Vajgurore, pranë vendit të quajtur Moravë.

Shtetasi N.S, banues në Kuçovë duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ ka aksidentuar shtetasin Andrea Prifti, i cili po lëvizte në këmbë. Shtetasi A.P ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të pastabilizuar për jetën, njoftoi Policia.

olicia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasi N.S dhe po kryhen veprimet proçeduriale. Ndërkohjë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *