Polici i “Portokallisë” largohet nga Top Channel, ja në cilin televizion do ta shihni si moderator

Florian Binaj është një prej aktorëve më të njohur të humorit në Shqipëri dhe një prej figurave më të komentuara të showbizit. Rolet e tij kanë rrëmbyer gjithmonë zemrat e publikut dhe kanë mbajtur shikuesit të gozhduar përpara ekranit.

Mirëpo së fundmi, Floriani ka vendosur që përveç aktrimit, të merret edhe me diçka tjetër. Duke qenë se ditën e nesërme nis maratona e Kampionatit të Futbollit, burime për Blitz kanë zbuluar se Florianin do ta shohim në ekranin e TVSH.

Ai do të moderojë emisionin e mbrëmjes që i kushtohet ndeshjeve të Kampionatit, së bashku me Hygerta Sakon dhe Erjona Sulejmanin, ish-gruan e futbollistit Blerim Xhemaili. Mësohet se Floriani nuk e ka lënë Top Channel, mirëpo po largohet prej tij vetëm për një periudhë të caktuar kohore, për tu marrë me emisionin sportiv.

ImageImage

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *