Del VIDEO/Ja momenti kur 31-vjeçari qëllon për vdekje vajzën që i refuzoi lidhjen

Këto janë momentet kur Xhafer Mata sapo ka qëlluar me pistoletë Xhuljeta Çunin, vajzën 19-vjeçare që jetonte në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë dhe qe ka qene ish e dashura e tij.

Ka qenë ora vetëm 08.20 minuta dhe e reja ishte nisur per ne shkolle, per te dhene provimin e Letersise pasi ishte maturante. Në këto pamje të siguruara nga Tv Klan shihet se si 31 – vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier, që mban veshur një bluzë të kuqe, lëshon pistoletën në trotuar, pasi e ka qëlluar dy herë të renë, që gjendet e shtrirë në trotuarin e rrugës “Eshref Frashëri”, pak metra larg tij.

Disa sekonda më pas ai rrethohet nga policia, në anën tjetër të rrugës. Thirrjeve për t’u dorëzuar iu përgjigj duke qëlluar veten me një plumb në kokë. U dërgua në spital, por disa minuta më vonë ndërroi jetë. Disa dëshmitarë thanë se Xhafer Mata ia preu rrugën Xhuljeta Çunit dhe më pas debatoi me të. Debati mësohet se kishte lindur nga fakti ata ishin ndarë prej pak muajsh.


(Xhaferr Mata, autor i krimit dhe vajza që u vra Xhuljeta Çuni)

Krimi i dyfishtë në Tiranë, ja pamjet e para nga vendi i ngjarjes (VIDEO)
Keto qe shihni me poshte jane pamjet e para nga vendi ku ndodhi krimi i rende ne Tirane, ku 31-vjecari Xhaferr Mata nga Kalimashi i Kukesit vrau me arme zjarri 19-vjecaren Xhuljeta Çuni nga Vinjolli. Ai qelloi edhe veten me pas me plumb ne koke dhe pas disa oresh nderroi jete ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Ngjarja ka ndodhur ne kete trotuar ketu, ne zonen e “Don Boskos”, ne rrethana qe presin te sqarohen nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *