Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur tre javë më parë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. I arrestuari është Nikollaq Çepaj (Taullaraj), 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap gjatë ditës së sotme.
Ai akuzohet se më 16 maj, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambienteve të një lokali ka plagosur më armë zjarri Eraldo Lazaj (Danaj), 34 vjeç. Gjatë arrestimit, të dyshuarit i është sekuetruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet ka kryer plagosjen.
Gjithashtu u sekuestrua edhe një automjet tip BMW X5 me targa AA838DS. Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Por pas plagosjes u bë arrestimi i edhe i të dëmtuarit, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi.
Në cilësinë e provës materiale 34-vjeçarit të plagosur iu sekuestruan, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe dy automjete tip “Porsche” dhe “Range Rover”.