Vetingu, ja gjyqtarët e radhës që duhet të kalojnë provën

KPK do të vijojë seancat dëgjimore në datat 1, 4 dhe 5 qershor.

Në sitën e vettingut pritet të kalojë Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, seanca dëgjmorë e të cilës do të zhvillohet në datën 1 qershor në orën 10:00. Trupa Gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Në 4 qershor do të mbahet seanca dëgjimore për Anila Lekën, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Trupa Gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Suela Zhegu.

Ndërsa në 5 qershor procesit të vettingut do ti nënshtrohet Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Trupa Gjykuese do të jetë e përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *