Tre të arrestuarit për grabitjen e zyrave të Prokurorisë së Rrethit të Durrësit pak ditë më parë, kanë dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gjurmet e gishtve janë gjetur edhe mbi serverin qendror dhe atë të kamerave të sigurise. Isa dhe Bushi kanë thënë: “Nuk njihemi me njëri-tjetrin, nuk e kemi bërë ne vjedhjen”.
Organi i akuzës kërkoi arrest me burg për të ndaluarit, Artur Isa, Besnik Bushi, dhe Niaz Lena, të cilët ishin roje private në Prokurorinë e Durrësit.
Kujtojmë se zyra e prokurorit Afrin Shehu u grabit disa ditë më parë, ku autorët morën dokumente të rëndësishme