Është tensionuar situata përpara Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë përplasur me kordonin e policisë teksa nuk kanë munguar as sendet e forta.
Duke qëlluar me gurë, shkopinj, tymuese dhe çdo send të fortë, qindra protestues kanë rrethuar godinën dhe janë përplasur me policinë dhe forcat e FNSH-së.
Një protestues ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë përtokë, ndërsa është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, si pasojë e përplasjes nuk ka munguar as gjakosja e protestuesve, e cila fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur rëndë.
Situata është e tensionuar, ndërsa për të qetësuar protestuesit dhe për t’i tërhequr ata nga godina e Ministrisë së Brendshme është dashur ndërhyrja e kreut të PD-së Lulzim Basha dhe deputetëve të tjerë demokratë.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të tërhiqen.