Jo vetëm akuzat dhe diskursi politik, por mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha zhvillohet një betejë e ashpër edhe sa i përket rrjeteve sociale.
Këtë të shtunë, duket se qytetarët kanë zgjedhur të ndjekin nga rrjetet sociale, më tepër kreun e selisë blu, dhe fjalimin e tij në protestën e paralajmëruar përpara Kryeministrisë.
Me të paktën 1100 persona që e ndiqnin Live në Facebook, Basha ka pasur rreth vetes audiencën më të madhe.
Ndërkohë që me 245 shikues, ndjek Rama që këtë të shtunë zgjodhi të jetë larg kryeqytetit. Ai ishte në Berat në kuadër të turit të llogaridhënies me qytetarët.