Audio-përgjimi/ ‘Deklarata e Xhafajt si gjyqi i Toto Rinës’

Sekretari Organizativ i PD-së Enno Bozdo, tha në studion e lajmeve në Ora News, se prej vitesh është ngritur alarmi i  për shtetin që po kapet nga krimi, ndaj ftoi qytetarët të bëhen bashkë nesër në protestë për të larguar qeverinë.

Bozdo, iu përgjigj ministrit Fatmir Xhafaj i cili tha se nëqoftëse audio del autentike ai jep dorëheqje, duke theksuar se ai mbron vëllain e tij trafikant dhe lidhjet e qeverise me krimin.

I pyetur për kohëzgjatjen e protestës, ai tha se vendimi i përket qytetarëve në shesh.

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, tha se protesta e nesërme do të jetë madhështore, ku qytetarët do bëhen bashkë për largimin e qeverisë. Partia Demokratike ka ngritur alarmin, tha Bozdo, për një shtet që po kapet nga krimi.

Bozdo garantoi protestë qytetare, duke hedhur poshtë mundësinë e trazirave.

Bozdo iu përgjigj dhe deklaratës së Ministrit të Brendshëm, për të cilin po protestohet, i cili deklaroi se nëqoftëse audio del autentike ai do të dorëhiqet.

”Kjo më kujton gjyqin e famshëm të Toto Rinës para disa vitesh ku nga qelia ku mbahej bërtiste vazhdimisht: Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm! Sot situata është shumë e qartë, njerëzit e dinë shumë mirë se kush është roli i vëllait të Agron Xhafajt në Vlorë, me çfarë është marrë ai, cila bandë ka zëvendësuar kë”.

I pyetur nëqoftëse ekspertiza e nxjerr audio-përgjimin jo autentik, Bozdo tha se kjo tashmë është përcaktuar nga Kryeministri që sipas tij ka kap drejtësinë, ndërsa sipas tij opozita nuk do ndryshojë qëndrim politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *