Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi nga Komisioni i Integrimit deklaroi se Holanda është shprehur kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas Bumçit, problem shqetësues për autoritetet holandeze lidhen me azil kërkimin.
Po ashtu deputeti i PD-së tha se Bundestagu gjerman po ndjek me vëmendje çështjen e ministrit Fatmirit Xhafaj, ku opozita implikon vëllain e tij në një audiopërgjim.
“Nuk ka komb pro perëndimor sa shqiptaret dhe nuk meritojnë një qeveri te zhytur në krim dhe ne droge. Sot kur ne duhet te kishim hapur me kohe negociatat. 5 vite. Asnje vend nuk eshte vonuar kaq shume”, tha deputeti.
Ndërkohë, deputetja e PD Jorida Tabaku tha se Shqipëri sot është peng i krimit dhe i drogës. “Ne e dime qe qeveria eshte dorëzuar po ne si opozite do vijojmë betejën qe shqiptaret te marrin ate qe kane 5 vjet qe presin.”, tha ajo. Ndërkohë, Vangjel Duke tha se “nuk besoj se ka ndonjë ne mesin tone qe ndihet komod ne procesin e integrimit. Nuk duhet te harrojme se vonesa ne marrjen e statusit te vendit kandisat u pengua nga qendrimi i opozites se atehershme ne votimin e 3 ligjeve dhe nuk duhet te harrojme arsyet se opozita e atehershme ishte e pakënaqur nga zhvillimi i zgjedhjeve ne keshillin e te Fierit’.