Gazetari investigativ, Jetmir Olldashi, të hënën, ka treguar mënyrën se si kontaktoi me Dëshmitarin X, i njohur si Albert Veliu dhe mënyrën e regjistrimit të audio-përgjimit.
Olldashi: është bërë me 24 tetor 2017, ka qënë vetëm një ditë e vetme. Janë regjistruar rreth dy orë e pak. Babalen e takova disaherë në Tiranë, ai shprehu disa gjëra të rënda për trafikun e drogës në Vlorë. Ai u vetëofrua për të bërë denoncimin. Ajo ishte një lloj hakmarrje dhe zëmërimi i brendshëm rreth njerëzve që kishte bashkëpunuar. Kjo kohë përkoi me kohën e arrestimit të habilajve. Ai u afrua personalisht me më treguar se ku do blihej droga. Ishim vetëm ne të dy. Morëm ca pajisje të thjeshta përgjimi. Shkuam në Vlorë tek lokali i ministrit të Brendshëm, pasi ai mendonte se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por edhe njerëz të afërt gjaku të ministrave të tjerë.