I pyetur nga gazetarja Mirela Milori nëse mund të ketë në PS klane që mund të kenë përballje me ministrin Fatmir Xhafaj, kryeministri Rama dha kete pergjigje:
“S’e mendoj se unë e kam pak a shumë të qartë si është zhvilluar dhe nëse prokuroria do i shkojë deri në fund njerëzit do shohin gjëra që janë shumë tronditëse, këtu janë përfshirë struktura. Këtu është një gjë matematikisht e sigurtë. Mjafton që prokuroria ti drejtohet kujtdo agjencie e të marrë të vërtetën, unë e përsëris, askush mos më besojë, të presim rezultatin që të vijë nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare cilado qoftë ajo”.
Nisur nga kush i ben akuzat, atëherë s’gjejmë më askënd që mund të jetë i pagjykueshëm në moralin e vet. Unë jam eksperiment i gjallë i akuzave që janë bërë, unë s’duhet të isha më në faqe të dheut. Ka akuza të drejtësisë, poltikës, insinuata, në raport me këto ka gjykime dhe gjykimi bazohet mbi domosdoshmërinë që figura që akuzohet të mos jetë i lidhur mbi akuzat që i bëhen dhe e dyta se në Shqipëri ka një baltë të madhe dhe kulturë akuzazh që vjen nga koha e vjetër. Në rastin e Saimir Tahirit reagova pasi akuza erdhi nga drejtësia dhe tani të provojë të vërtetën” tha Rama.