• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklara e plotë e gazetarit Jetmir Olldashi lidhur me investigimin e kanabisit

13:16 : 19/05/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Te dashur kolegë gazetarë,

 Më lejoni ta nis me prezantimin tim për ata që nuk më njohin, Unë jam Jetmir Olldashi dhe punoj prej 16 vitesh në media si gazetar investigativ.

 Pas publikimit ne media te emrit tim per intervisten me Albert Veliun, i njohur ndryshe si deshmitari X, jam sot para jush per t’ju informuar ju dhe përmes jush mbarë opinionin se intervista me deshmitarin x, është pjesë e një investigimi gazetaresk të kryer nga unë mbi drogen dhe trafikantet e droges ne qytetin e Vlores gjatë muajve të fundit!

Historia e ketij investigimi fillon pasi u telefonova nga një burim i cili më tha se donte të më njihte me një person që kishte të dhëna lidhur me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Burimi më dërgoi një numër telefoni.

E kam telefonuar personin të cilin ju tashmë e njihni me emrin Albert Veliu. Kam dëgjuar rrefimet e tij mbi situatën e drogës në Vlorë, dhe pas disa takimesh vendosa të shkoja në terren.

Lexo edhe:

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

Njoftova emisionin dhe televizionin në të cilin punoja dhe shkova në Vlorë me Albert Veliun. Gjatë këtij udhëtimi shkuam në lokalin e Agron Xhafajt. Alberti pyeti disa herë stafin e lokalit per të, çka më la të kuptoja se kishte njohje të vjetër, ishte i afert dhe injohur per njerezit aty ne lokal! Agron Xhafaj nuk ishte ne lokal ne ato momente.

Pas kësaj, kur u larguam nga lokali, Albert Veliu telefonoi në praninë time numrin 0672014472 për të cilin më tha se është Agron Xhafaj të cilin e thërriste Pasha. Numrin e verifikova në True Caller dhe rezultoi qe ishte i regjistruar me emrin Goni Xhafaj!

 Pas bisedes telefonike Albert Veliu u kthye ne lokal, nderkohe qe unë qëndrova në lokalin përballë. Theksoj se në të gjitha takimet i kisha dhënë një pajisje regjistruese Albert Veliut.

 Alberti erdhi menjëherë pas takimit me Agron Xhafaj (Gonin) dhe unë i mora pajisjen e regjistrimit të bisedës që i kisha dhënë.

 Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Velliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë. 

Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshte Habilajve. 

 Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për ta siguruar sasinë e kanabisit.

 Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se jane goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit dhe të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal.

 Më pas jemi kthyer në Tiranë.

 Në këto kushte duke patur parasysh se flitej për vëllan e Ministrit të Brendshëm në detyrë, çështja ishte tepër sensitive dhe me shume rrisk. Vlerësova se siguria fizike e burimit tim dhe e imja ishte në rrezik.

 Brenda asaj kohe ndodhi dhe largimi im nga emisioni në të cilin bëja pjesë.

 Pas disa kohësh, duke mos patur mundësi transmetimi të materialit, dhe pa asnjë mbështetje në lidhje me këtë investigim që kisha kryer, vendosa të kontaktoj me Partinë Demokratike, për interesin që ky institucion ka patur gjatë gjithë kohës për të denoncuar trafikun e drogës.

 Në Partinë Demokratike kontaktova me deputetin Ervin Salianji, një nga deputetët që ka denoncuar trafikun e drogës dhe kanabizimin nga parcelat e hashashit.

 

E informova në detaje për investigimin dhe rezultatet e tij, si garanci për sigurinë e burimit tim dhe sigurinë time personale.

 

Për gjithe investigimin e kryer si gazetar kam përgatitur një material.

 

Një pjesë është transmetuar nga media pas publikimit që bëri Partia Demokratike ditën e hënë. Një pjesë tjetër do të transmetohet këto ditë.

E di që pas kësaj deklarate unë do të jem në epiqendër të presioneve dhe sulmeve të padrejta, për shkak se kjo cështje tashmë është në qendër të debatit publik dhe politik.

 

Unë i kam bërë ballë këtyre presioneve dhe sulmeve që kanë nisur prej ditëesh.

 

Unë kërkoj mbështetjen e kolegëve dhe qytetarëve të këtij vendi, që besojnë se gazetaria investigative është shërbim i madh për interesin publik.

 

Ju ftoj ju kolege gazetare ti qëndroni presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave.

 

Në profesionin tonë të gazetarit, rëndësi ka vetëm e vërteta.

 

Ju falemnderit.

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

14:49 : 28/06/2025
RAJONI

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025
BOTA

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025
SHOW BIZ

Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatan Islamin: E gjeta në det, ka shumë dashni

14:24 : 28/06/2025
AKTUALITET

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

14:01 : 28/06/2025
AKTUALITET

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

13:46 : 28/06/2025
Para

Ramush Haradinaj si presidenti Thaçi, tërhiqet nga themelimi i Ushtrisë

TË GJITHA

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

14:49 : 28/06/2025

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025

Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatan Islamin: E gjeta në det, ka shumë dashni

14:24 : 28/06/2025

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

14:01 : 28/06/2025

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

13:46 : 28/06/2025

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com