Të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e sotme në një gjimnaz në Teksas të SHBA-së, raporton CNN.
Sipas CNN, një dëshmitar tha se qitësi hyri në një klasë në gjimnazin e Santa Fe dhe filloi të qëllonte me një armë të llojit Shotgun, e sipas tij pa një vajzë të qëllohej në këmbë.
Kim Sullivan, nëna e një 17-vjeçareje tha se vajza e saj kishte shkuar drejt një karburanti për t’u arratisur nga vendngjarja.
Policia raporton se prindërit në panik kanë vrapuar brenda në shkollë për të gjetur fëmijët e tyre. Tre helikopterë janë drejtuar drejt shkollës.
Deri më tani, CNN shkruan se bëhet fjalë për disa të plagosur.