Kryeministri Edi Rama ishte aspak i qetë kur u pyet në lidhje me audio-përgjimin dhe dyshimin e fortë të implikimit të vëllait të Fatmir Xhafajt në trafikun e drogës. Për këtë çështje Rama e ka marrë vendimin, duke e bërë publike pas pyetjes së gazetarëve.
- Rama, ju keni marrë vendim për ta mbajtur Fatmir Xhafajn në Grupin e PS dhe keni dhënë dëshmi se është sajesë. Pse duhet t’u besojnë juve shqiptarët kur ju keni dhënë më parë garanci për Elvis Roshin dhe Saimir Tahirin?
Rama: E para se pse duhet të më besojnë shqiptarët mua lërjani shqiptarëve se me ata merrem vesh vetë. Unë kam qëndruar strikt sepse u jam referuar atyre që kam ditur në rastin e parë dhe në rastin e dytë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë për Saimir Tahirin.
Kështu që nuk kuptoj ku lidhen këto. Kështu që përgjigjen nëse është cenuar apo jo moralisht figura e ministrit e kam marrë (se ligjërisht jo e jo ). Se detyrën e bën me përgjegjshmëri dhe rezultatet përditë e më domethënëse dhe kjo është arsyeja pse këta e sulmojnë.