Politika në lëvizje/ Basha mbledh aleatët, Rama në 12:45 konferencë në Rinas

Çështja Xhafaj prej ditësh mban në tension opinionin publik dhe vetë aktorët politikë, që sfidojnë njëri-tjetrin me deklarata nga selitë përkatëse. Por teksa, Albert Veliu pranoi bisedën e kryer me Agron Xhafajn për trafik të lëndëve narkotike dhe po merret në pyetje nga Prokuroria, lëvizje të radhës shihen nga të dyja fronte.

Kështu, kreu i PD Lulzim Basha do të zhvillojë në orën 12:00 një mbledhje me aleatët në selinë blu, ku do të diskutohen disa çështje të rëndësishme dhe priten të merren vendime të mëdha për mënyrën sesi do të vazhdojë aksioni përballë qeverisë Rama.

Ndërkohë në krahun tjetër, kryeministri Edi Rama pritet të kthehet në mesditë nga Sofja, ku mori pjesë në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor.

Rama pritet të mbajë një konferencë për mediat në orën 12:45 dhe për çudi ai do të flasë për gazetarët në Aeroportin e Rinasit.

“Sot në orën 12:45 në Aeroportin e Rinasit -Konferencë për mediat e Kryeministrit Edi Rama”, thuhet  në njoftim e Kryeministrisë.

Të gjithë presin të dëgjojnë fjalën e Ramës dhe qëndrimin e tij pasi ditën e djeshme PD nxori me zë dhe figurë Dëshmitarin X, i cili hodhi akuza të forta në drejtim të Agron Xhafajt dhe Basha dha alarmin për rrezikun që i kanoset kur artikuloi termin “likuidime nga PS”.

Gjithashtu me interes është të dëgjohen edhe rezultatet e Samitit të Sofjes, ku kryeministri shkoi për të marrë një “votëbesim” të shumë prej kancelarive të BE-së për çeljen e negociatave në qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *