Çelësi i një mëngjes të shëndetshëm është raporti karbohidrate/fibra dhe proteina/yndyrna.
KARBOHIDRATET: Tërshëra, buka integrale, frutat e stinës të plota janë burim energjie i pasur në fibra bimore. Fibrat janë të domosdoshme në mëngjes në mënyrë që të na mbrojnë nga luhatjet e sheqerit në gjak dhe nga uria e theksuar gjatë ditës.
Këshillë: Në mëngjes këshillohet të merren rreth 9gr fibra!
PROTEINAT: Në mëngjes, një vend të rëndësishëm duhet të zënë proteinat. Burimi më i mirë i proteinave për mëngjesin janë bajamet, arrat, gjiza, veza, farat dhe gjalpi i susamit ose kikirikut.
Këshillë: Kur proteinat vijnë së bashku me yndyrna esenciale si te bajamet, farat dhe gjalpi i susamit apo i kikirikave, ndihmojnë më shumë për të rënë në peshë.
BULMETI: Mëngjesi është vakti në të cilin nuk duhet të mungojë bulmeti. Forma më e mirë është kosi natyral. Qumështi i freskët është gjithashtu një zgjedhje e thjeshtë që nuk kërkon kohë për t’u përgatitur.
Këshillë: Qumështi duhet të jetë i freskët dhe i sigurt. Nëse nuk jeni të sigurtë për burimin e tij, atëherë preferoni kosin ose djathrat e njomë, si: gjiza, djathi i dhisë dhe në sasi më të vogla djathrat e tjerë. Kosi është një zgjedhje më e mirë për mëngjesin, por preferohet kosi i bërë në shtëpi.
THESARE TË VEGJËL: Meqenëse mëngjesi në më të shumtën e rasteve konsumohet në shtëpi, ky fakt na jep mundësinë që ta kurojmë me sa më shumë lëndë ushqyese, të cilat as nuk i marrim dot me vete e as nuk shërbehen në restorante. Të tillë përbërës mund të jenë kanella, farat e linit, xhenxhefili dhe mjalti i mirë. Duke kombinuar një lugë mjaltë me ½ lugë kanelle dhe pak xhinxher kemi marrë një forcë pothuajse kurative për aparatin tretës dhe imunitetin!