Aksident me vdekje, humb jetën adoleshenti

Një 18-vjeçar u aksidentua per vdekje kete te premte ne Pogradec.

“Më datë 18.05.2018, jemi njoftuar se në fshatin Çërravë-Pogradec, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Benz” me targa AA009JJ, me drejtues shtetasin K.P, banues në Korçë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin A.H, rreth 18 vjeç, banues në fshatin Çërravë, i cili ka qenë këmbësor në rrugë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *