Pas dëshmisë dhënë nga Albert Veliu, i njohur ndryshe dhe si dëshmitari X në video-audion ku dëgjohet zeri i tij dhe ai i vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj duke bisëdur për trafikun e lëndëve narkotike, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri shprehet se dëshmia e tij nuk është aksion opozitar, duke ironizuar me krahasime si “bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror”.
“Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…”