Tensione në kuvend! Ruçi “kërcënon” Bashën, kryedemokrati paralajmëron Ramën e Xhafajn

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka refuzuar të lirojë foltoren e parlamentit të vendit e për pasojë Gramoz Ruçi është detyruar deri më tani për të dytën herë rradhazi që të ndërpresë seancën plenare.

Basha ka folur gjatë gjithë kohës në lidhje me Fatmir Xhafajn dhe publikimin e përgjimit audio për të vëllain e Ministrit të Brendshëm. Madje Basha u shpreh se policia po intimidon familjen e dëshmitarit X, personi i cili në përgjimin audio të publikuar, fliste me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit.Me nisjen e seancës pas një pushimi 10 minutësh, Basha qëndroi ende në foltore, çka dhe solli sërish ndërprerjen e punimeve. Por kësaj here Gramoz Ruçi e ka paralajmëruar Bashën se nëse nuk tërhiqet do të ndëshkohet.Ruçi: Ju tërheq vëmendjen për ozurpim të foltores. Nuk dua të vazhdoj me masa të tjera, prandaj e ndërpres seancën edhe njëherëNdërkohë Basha ka vijuar fjalën e tij në parlament dhe në fund të diskurit ka përdorur një shprehje të Ramës, drejtuar kryeministrit e Ministrit te Brendshëm. Basha eshte shprehur.”Edi Rama, Fatmir Xhafaj nuk keni parë asgjë akoma”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *