Revoltohet bosi i Dolçe & Gabbana: Mos më quani gay

“Nuk dua të më thërrasin ‘gay”, sepse jam thjesht një mashkull…pikë” ka thënë bashkëthemeluesi i shtëpisë italiane të modës Dolce & Gabbana.

“Fjala ‘gay’ është shpikur për ata që duan t’u vënë njerëzve etiketa dhe unë nuk dua që të identifikohem nga zgjedhjet e mia seksuale” ka shtuar 55 vjeçari në një intervistë me Corriere della Sera.

Ai e lançoi markën e luksit në 1985 me partnerin e tij, Domenico Dolce, dhe edhe pse u ndanë në 2004-ën, ata vazhdojnë të punojnë bashkë. Stilisti milanez tha se shoqërimet që i bëhen fjalës gay, “shërbejnë shpesh si mbrojtje, por unë nuk dua të mbrohem nga askush sepse nuk kam bërë asgjë të gabuar”. Ai e kuptoi se ishte homoseksual në moshën 18 vjeçare kur e dashura, të cilën e donte shumë, erdhi ta vizitonte një fundjavë në Milano. Por kur shkuan të kërcenin, “unë po shikoja më shumë meshkujt se atë”. Megjithatë m’u desh kohë dhe kurajo që të dilja hapur dhe ta pranoja publikisht ka përfunduar ai. Aktualish,t Gabbana është në një lidhje të re me një djalë për identitetin e të cilit nuk ka zbuluar gjë, por nuk mungojnë fotot e dyshes shoqëruar nga emoji me zemra në faqen e tij në Instagram./intv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *