Hamasi në shënjestër, sulmohet nga ushtria izraelite

Ushtria izraelite sulmoi gjatë natës së kaluar pozicionet ushtarake të Hamasit në veri të rripit të Gazës duke shënjëstruar 4 objektiva të ndryshëm, përfshirë ndërtesa, infrastrukture dhe një strukture të prodhimit të armëve.

Sipas të përditshmes izraelite Haaretz, kjo ishte një kundërpërgjigje ndaj të shtënave të qëlluara nga Gaza në drejtim të banesave të qytetit jugor izraelit të Sderotit, prej të cilave nuk pati viktima ne njerëz, por zjarri i mitralozëve ka shkaktuar dëme materiale, e mbi të gjitha, është perceptuar si një përshkallëzim që meritonte një reagim të fortë.

Tensionet në rajon u ndezën sërish këtë fillim javë e ndonëse e marta nuk qe e dhunshme siç pritej, hasmëritë e vjetra nxorën krye serish. Dhjetëra të vrarë e qindra të plagosurit në 14 maj ishin dëshmia e qartë që tregoi edhe një herë sa e vështirë është paqja në Lindjen e Mesme.

Ëndrra e saj vdiq të hënën, do të shkruante CNN dy ditë më parë. Inaugurimi i ambasadës amerikane në Jeruzalem u bë në të njëjtën ditë që trupat izraelite lanin në gjak marshimin e madh të kthimit në Gaza.

Iluzioni i shembur i një paqeje qe e ka të vështirë të mbërrijë, nisi me marrëveshjen e Oslos së nënshkruar në kopshtin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

Nyja gordiane e Lindjes së Mesme u duke asokohe se po i hynte rrugës së zgjidhjes. Ngjarjet e së hënës i zbehen shumë këto shpresa të zgjatur në kohë. Për momentin, duket se asgjë nuk ka ndryshuar, por një problem i injoruar nuk është një problem i zgjidhur, thonë analistet, ndaj nuk është çudi mbërritja e një stuhie të re.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *