U filmua duke marrë para, pezullohet polici në Tiranë

U filmua duke marrë para, pezullohet polici në Tiranë

U filmua duke marrë para nga nja përdorues automjeti dhe pezullohet nga detyra. SHÇBA që merret me hetimin e punonjesve te policisë në Ministrinë  e Brendëshme ka bërë të ditur se pas verifikimeve paraprake, u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë I.K., me detyrë trup shërbimi/agjent verifikues në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë si dhe janë filluar veprimet proceduariale dhe hetimore, të cilat janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme për këtë rast thuhet se: Në lidhje me videon e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “STOP”, në TV Klan, ku shfaqet një punonjës i Policisë Rrugore, me pretendimin se duke shfrytëzuar atributet që i jep funksioni si punonjës policie favorizon drejtuesin e mjetit në këmbim të përfitimit financiar, duke mos e ndëshkuar për shkeljen përkatëse të Kodit Rrugor, ju bëjmë me dije se: Pas verifikimeve paraprake, u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë I.K., me detyrë trup shërbimi/agjent verifikues në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë. SHÇBA ka filluar veprimet proceduariale dhe hetimore, të cilat janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Jan dialogu i plotë i policit me qytetarin transmetuar në emisionin “Stop”

Në zonën e Zogut të Zi, një qytetar hyri me makinë në një parakalim të gabuar, duke shkelur madje edhe sinjalistikën për ndalimin e këmbësorëve, por pasi i dha para policit rrugor, ai vendosi të mos e çojë para komisionit.

Polici Rrugor – Për atë manovrën aty dhe atë lloj shpejtësie, që ishe aty ti do marrësh masa, sepse aty thotë një vend ndalim këmbësorësh.

Qytetari – Q… robt! Dita e parë që vij në Shqipëri dhe veni gjobë, or burrë!

Polici Rrugor – Po ti e pe vetë sesi po ecje.

Qytetari – Mirë veje gjobën, ça ke për të vënë, hajde!

Polici Rrugor – Në rregull!

Qytetari – Veje gjobën, o vëlla, s’ka problem! Sa është gjoba?

Polici Rrugor – Gjobën e vendos komisioni, sa lekë do e marrësh.

Qytetari – Si komision?

Polici Rrugor – Patjetër!

Qytetari – Komision për këtë? Seriozisht e ke?

Polici Rrugor – Po hë! Si t’u duk ty? Si po ecje?

Qytetari – Po parakalim bëra, parakalim i gabuar, por jo komision, o burrë! Ve një masë gjobe, po jo komision se s’ka kuptim! Ç’është kjo punë?!

Polici Rrugor – Po ça të të shkruaj? I bie mos të ta shkruaj, më mirë të fal!

Qytetari – Po mirë, më fal! Po të jap një kafe dhe hajt shëndet! Prit aty sa të shkoj të thyej lekët se s’kam lekë shqiptare!

Polici Rrugor – Hape krahun aty, më andej!

Qytetari – Leka për xhaxhi policin!

Hë shefi? Ja, se ta jap prapë!

Polici Rrugor – Na merri këto dhe mos ec në atë lloj mënyre që ecën! Dakord?

Qytetari – Na shihi! Shihi, shihi se s’i ke parë mirë! (qytetari i jep lekët policit).

Polici Rrugor – A je dakord kështu?

Qytetari – O po erdha më në Shqipëri unë…

Polici Rrugor – Po erdhe më në Shqipëri?! Pse?

Qytetari – Po ça thu, or burrë! Këtu është katastrofë!

Polici Rrugor – Po të ecësh tamam, nuk është katastrofë.

Qytetari – Po leje, o burrë, se aty hyn në rreth si kafshë, mirë që s’të shtypin, të ecësh tamam…

Polici Rrugor – Po të ecësh avash, po të ecësh me rregulla… Edhe në Gjermani të ecësh tamam nuk të bezdis policia, gjithandej njësoj është.

Qytetari – Hajde mirupafshim!

Polici Rrugor – Mirupafshim!

Pra, polici rrugor pavarësisht faktit që i mori para drejtuesit të automjetit për të mos e nxjerrë para komisionit, e këshilloi madje të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *