Qesja e dyshimtë alarmon policinë, evakuohen pacientët e spitalit

Një qese me diçka të dyshimtë që ishte gjetur në oborrin e spitalit të Pejës ka vënë në lëvizje policinë. Kjo e fundit sapo u njoftua për ngjarjen, urdhëroi evakuimin e pacientëve të shtruar në spital.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë se janë kryer testet nga Njësitet e dominimit të KFOR-it, dhe ka rezultuar që nuk kishte të bënte me mjet shpërthyes. Pas katër orësh gjendja është normalizuar pasi policia kreu një shpërthim të kontrolluar dhe larguan mjetin e dyshimtë.

Pas kësaj situate në Spitalin e Pejës shpejt janë marrë masa që pacientët të kthehen në dhomat nga ku u evakuuan, ndërsa qasja në Spital dhe shërbimet e kujdestarive po realizohen normalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *