“Kush i duron më shumë shuplakat?” Konkursi i çuditshëm në Rusi

Kemi parë konkurse të ndryshme të çuditshme, por ky këtu kalon çdo limit. Quhet “Kampionati Kombëtar i Shuplakave” dhe mbahet në Rusi.

Pjesmarrësit që kryesisht janë meshkuj, kanë për detyrë ta bëjnë kundërshtarin të dorëzohet me vetëm një lëvizje: ta godasin sa më shumë që munden me shuplakë në fytyrë.

Rregullat janë shumë të thjeshta, në lojë marrin pjesë dy persona dhe fituesi është ai që i reziston goditjeve të tjetrit, që në shumë raste përfundojnë edhe të rrëzuar në tokë pa vetëdije.

Rusët përpos që nuk e kanë ndërmend ta ndalin këtë lojë të rrezikshme, ata madje mburren me pjesëmarrësit për të cilët organizatorët thonë se janë trima dhe krenaria e kombit.

Këtë vit në garën e organizuar në Moskë, është shpallur fitues Yuriy Kuzmin, i cili fitoi 400 dollarë për vendin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *