Kolegji i Apelimit/ Avokati i Llallës: Ish-Prokurori nuk di gjë për senancën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit po shqyrton çështjen e Adriatik Llallës. Ish-Kryeprokurori nuk është i pranishëm në seancë, pasi ndodhet në Gjermani, ndërsa përfaqësohet nga avokati Sokol Hazizaj.

“Deklaroj të hapur seancën. Subjekti nuk është paraqitur, nuk kemi ndonjë shkak për arsyen. Avokati Sokol Hazizaj përmes një prokurore kërkon pjesëmarrjen si përfaqësues i Llallës”, tha Relatori Luan Daci.

Ndërsa avokati Sokol Hazizaj u shpreh se Llalla nuk është në dijeni për seancën dhe se ka komunikuar për herë të fundit me Llallën para dy javësh nëpërmjet gruas. Ai tha se prokurën për të përfaqësuar Llallën e ka të përgjithshme dhe jo specifike për seancën në KPA.

“Adriatik Llalla nuk është në dijeni të seancës. Unë jam vendosur në dijeni për seancën nga mediat. Me klientin kam folur dy javë më parë nëpërmjet bashkëshortes, kam prokurorë të përgjithshme për ta përfaqësuar”, tha Hazizaj.

Trupa është tërhequr për të vendosur nëse do të pranojë ose jo Sokol Hazizajn si avokat të Llallës. Llalla hoqi dorë nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar Vettingut dhe procesi ndaj tij u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa Komisioneri Publik i dorëzoi Kolegjit të Posaçëm Apelimit çështjen, ku kërkohet që ish-Prokurori Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut. Trupa gjykuese përbëhet nga; Sokol Como, Luan Daci (relator), ish-kryeprokurorja Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *