Dorëheqja e Xhafajt, opozita proteston sot para Ministrisë së Brendëshme

Pas kërkesës së opozitës për dorëheqjen e Ministrit të brendshëm pasi u publikuan fakte sipas tyre që e lidhin atë më trafikun e drogës nëpërmjet të vëllait të tij sot pritet të nisë edhe reagimi i opzitës.

Opozita do të protestojë sot para Ministrisë së Brendshme, ku do të kërkojë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm me akuzën se ka mbrojtur vëllain e tij për të cilin opozita pretendon se ushtron aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë në Komisionet parlamentare të cilat kanë të parashikuara mbledhje për sot, deputetët e opozitës do të ndjekin të njëjtin skenar si të një dite më parë, do të flitet vetëm për Fatmir Xhafaj.

Të enjten deputetët e opozitës nuk do të lejojnë mbajtjen e një seance normale, ku do tentojnë bllokimin e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *