Audiopërgjimi i PD, Xhafaj: Sharlatanë politikë si meritojnë shpjegimet

Ministri i Brëndshëm, Fatmir Xhafaj në një konferencë për media , lidhur me akuzat e PD-së.

Xhafaj ka dhënë sqarime për akuzat e vëllait të tij Agron Xhafaj që sipas opozitës është dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për trafik droge në Itali. Ai tha se për këtë çështje i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit Pandeli Majko në atë kohë.
“Serioziteti më detyron që këtë shprehim ta bëj mbi fakte dhe prova. I paraqitem sot opinionit publik për sa vijon. Siç është e njohur vëllai im ka marrë një dënim në Itali. Kam bërë deklarime për këtë çështje dhe kushdo që do të vërtetoje koherëncën ën vite mund ta bëjë se janë publike. Po e risjell këtë çështje. Vëllai im ka qene 22 vjec dhe ngjarja ka ndodhur në vitin 2002. Unë i kam kërkuar kryeministrit të kohës dorëheqjen, por Kryeminsitri Pandeli Majko refuzoi dorëheqjen time në atë kohë”-tha Xhafaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *