Aksidentohet për vdekje adoleshenti shqiptar në Itali

Një adoleshent shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident me motor të ndodhur në Milano të Italisë.

Viktima është një 17-vjeçar, i cili sipas asaj që shkruan Agjencia Italiane e Lajmeve ANSA, u përplas me një makinë ndërkohë që udhëtonte me motor.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 të të martës, në rrugën Parini.

I riu u dërgua me urgjencën në spitalin San Raffaele, por plagët ishin shumë të rënda dhe adoleshenti nuk mundi të mbijetonte.

Sipas ANSA-s, 17-vjeçari nuk kishte patentë dhe udhëtonte me një skuter të vjedhur më 13 Maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *