Sanksione ndaj tij, SHBA: Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, një terrorist

Administrata e Shteteve të Bashkuara e ka përcaktuar kreun e Bankës Qendrore iraniane si “terrorist”, duke vendosur ndaj tij sanksione të rënda me synimin për të izoluar edhe më shumë Iranin nga sistemi financiar global.

Departamenti amerikan i Thesarit e akuzon Valiollah Seif për ndihmesën në transferimin e miliona dollarëve drejt Hezbollahut, grupit të militantëve islamikë që mbështetet nga Irani.

Seif është guvernator i Bankës Qendrore të Iranit. Sipas Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, Seif “kanalizoi fshehurazi” paratë nga Rojet Revolucionare të Iranit drejt Bankës Islamike “al-Bilad” në Irak, me synimin për të ndihmuar Hezbollahun.

Edhe banka irakiane me kreun e saj janë bërë subjekt sanksionesh të rënda.

Shtetet e Bashkuara njoftuan gjithashtu se po vendosin edhe të ashtuquajturat “sanksionet dytësore” ndaj Seif, gjë që do të thotë se, kushdo që tenton të bëjë biznes me të do t’i ndalohet qasja në sistemin financiar amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *