Salihi reagon për rënien e Vllaznisë nga kategoria: Ndjehem fajtor, jam gati të…

Bomberi shkodran, Hamdi Salihi, është shprehur se do të ishte i gatshëm të rikthehej te Vllaznia, për ta ndihmuar në një situatë kritike.

“Do dhuroja gjithçka, që Vllaznia dhe qyteti të mos ishin në këtë situatë. Nëse do të ishte vërtetë e domosdoshme do të jetë zgjedhja ime e parë dhe do të bëja gjithçka ta ndihmoja. Unë jam fajtor, pasi jam akoma në futboll dhe nuk kam mund të bëj diçka për ta ndihmuar.

Nga sezoni në sezon, nga viti në vit nuk kam parë reagime për të mësuar nga gabimet. Të gjithë ishin në gjumë. Pa dashur të bëj hipokritin, unë e kam përjetuar ndoshta më tepër të dyja situatat si të Tiranës dhe Vllaznisë, më tepër sesa njerëz që për momentin janë pranë klubeve. Të organizohet sa më shpejt për ta ngritur aty ku e meriton”, shprehet Salihi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *